Takohen rastësisht në Mitrovicë pasi i ndanë rrugët, Osmani flet ftohtë me Pecin: Ku je z.kryetar - Gazeta Express
string(95) "takohen-rastesisht-ne-mitrovice-pasi-i-ndane-rruget-osmani-flet-ftohte-me-pecin-ku-je-z-kryetar"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 12:15

Takohen rastësisht në Mitrovicë pasi i ndanë rrugët, Osmani flet ftohtë me Pecin: Ku je z.kryetar

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 12:15

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, po merr pjesë në një ngjarje në qytetin e Mitrovicës. Të pranishëm kanë qenë edhe figura të LVV-së, përfshirë edhe kryetarin e kësaj komune, Faton Pecin.

Peci në sallën ku po mbahej ngjarja i është ofruar Osmanit për ta përshëndetur, derisa ish-presidentja i ka folur ftohtë.

“Ku je z.kryetar a je gjallë”, dëgjohet teksa i thotë Osmani.

Osmani e kishte marrë Pecin pas vetes në partinë GUXO pas daljes nga LDK-ja. Megjithatë gjatë 5 viteve të fundit sa Peci e Gërvalla kanë qeverisur me Kurtin, raportet mes tyre janë prishtur. Osmani tashmë është rikthyer në listën e LDK’së, pasi Kurti nuk i dha përkrahje për presidente edhe për një mandat.

Advertisement
Advertisement
Advertisement