Selmanaj: Vendosa të mos jem pjesë e listës zgjedhore, por do të angazhohem plotësisht për fitoren e LDK-së - Gazeta Express
string(105) "selmanaj-vendosa-te-mos-jem-pjese-e-listes-zgjedhore-por-do-te-angazhohem-plotesisht-per-fitoren-e-ldk-se"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 12:04

Selmanaj: Vendosa të mos jem pjesë e listës zgjedhore, por do të angazhohem plotësisht për fitoren e LDK-së

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 12:04

Ish-deputeti Driton Selmanaj tha se ka vendosur vetë që të mos përfshihet në listën e LDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.

Ai tha se do të angazhohet për “fitoren e LDK-së”.

“Të nderuar anëtarë, aktivistë dhe mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përgjatë gjithë angazhimit tim politik, kam besuar se LDK-ja nuk është thjesht një subjekt politik, por një ideal, një mision shtetformues, një identitet politik dhe moral që ka mbajtur gjallë shoqërinë tonë, frymën institucionale dhe orientimin perëndimor të Kosovës. Pikërisht për këtë arsye, çdo përgjegjësi që më është besuar e kam trajtuar me përkushtim, me kujdes e ndershmëri dhe respekt ndaj vendit tim dhe anëtarësisë sonë të jashtëzakonshme. Edhe në këto zgjedhje, si Kryetar i Degës dhe Shef i Shtabit Zgjedhor në Prizren, do të jem plotësisht i angazhuar për mobilizimin dhe fitoren e LDK-së, sepse besoj se Kosovës i duhet një LDK e fortë dhe me vizion të qartë shtetëror”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“E me gjithë këtë, përkundër kërkesave të mëdha nga anëtarësia dhe strukturat tona, unë kësaj radhe kam vendosur që të mos jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë”, shtoi ai.

Selmanaj tha se “ky nuk është vendim kundër LDK-së”.

“Përkundrazi. Është një vendim për ta ruajtur dinjitetin politik dhe për të mos lejuar që kontributi politik të matet me standarde të momentit apo nevoja të përkohshme. LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh. LDK-ja është një ideal, është bindje është historia jonë përplotë lavdi dhe e ardhmja që garanton stabillitet dhe zhvillim të shtetit tonë!”, shkroi ai.

“Unë do të vazhdoj të jem aty ku kam qenë gjithmonë — në shërbim të LDK-së dhe të qytetarëve që besojnë në frymën rugoviane, në përgjegjësinë shtetërore dhe në politikën me dinjitet. Jam i bindur se LDK do ta rigjejë forcën për t’u kthyer plotësisht te vlerat e saj burimore, aty ku parimet dhe merita janë themeli i çdo vendimi. Faleminderit secilit për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Zoti e bekoftë LDK-në, Zoti e bekoftë Kosovën tonë!”, shtoi Selmanaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement