Tragjike në NBA, gjendet i vdekur lojtari i Memphisit - Gazeta Express
string(52) "tragjike-ne-nba-gjendet-i-vdekur-lojtari-i-memphisit"

Sport

Gazeta Express

13/05/2026 9:23

Tragjike në NBA, gjendet i vdekur lojtari i Memphisit

Sport

Gazeta Express

13/05/2026 9:23

Tragjedi në NBA. Lojtari i Memphis Grizzlies, Brandon Clarke, ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë klubi.

“Jemi thellësisht të tronditur nga vdekja tragjike e Brandon Clarke. Brandon ka qenë një shok skuadre i jashtëzakonshëm dhe nëj njeri i shkëlqyer. Impakti i tij mbi organizimin dhe gjithë komunitetin e Memphis nuk do të harrohet kurrë. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij në këtë moment të vështirë”, shkruan në njoftimin e skuadrës amerikane.

Ende të panjohura shkaqet e vdekjes, por dyshohet për overdozë, pasi është gjetur drogë në shtëpinë e tij.

Kanadezi ishte zgjedhja e 21-të në draftin e NBA-së 2019 dhe ishte nominuar ‘rookie’ në sezonin e debutimit.

Në 2022-shin firmosi një kontratë 4-vjeçare për 50 milionë dollarë me Grizzlies, ndërsa gjatë sezoneve të fundit ka pasur dëmtime të shpeshta.

Ka luajtur vetëm 6 ndeshje në 2023-24, 64 në 2024-25 dhe vetëm 2 në sezonin aktual.

Më 1 prill ishte arrestuar në Arkansas për posedim të substancave të ndaluara dhe u la i lirë një ditë më pas.

Advertisement
Advertisement
Advertisement