Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare - Gazeta Express
string(98) "peter-magyar-refuzon-te-jetoje-ne-rezidencen-qeveritare-dhe-nuk-do-te-perdor-automjetet-qeveritare"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 9:13

Peter Magyar refuzon të jetojë në rezidencën qeveritare dhe nuk do të përdor automjetet qeveritare

Lajme

Gazeta Express

13/05/2026 9:13

Peter Magyar, kryeministri i ri i Hungarisë, bëri të ditur se do të përdorë si automjet qeveritar një “Skoda Superb” ngjyrë blu, me të cilën ka udhëtuar edhe gjatë fushatës elektorale.

Kreu i ri i qeverisë hungareze deklaroi gjithashtu se nuk do të zhvendoset për të jetuar në rezidencën qeveritare, duke preferuar të vijojë jetën në banesën e tij në zonën e Budës, së bashku me fëmijët.

Magyar është baba i tre djemve dhe, sipas mediave hungareze, ka zgjedhur të ruajë një stil jetese më pranë qytetarëve edhe pas marrjes së detyrës si kryeministër.

Advertisement
Advertisement
Advertisement