PSG-ja nuk heq dorë nga Álvarez, Luis Enrique e sheh si përforcimin ideal për sulmin - Gazeta Express
string(83) "psg-ja-nuk-heq-dore-nga-alvarez-luis-enrique-e-sheh-si-perforcimin-ideal-per-sulmin"

Sport

Gazeta Express

13/05/2026 9:05

PSG-ja nuk heq dorë nga Álvarez, Luis Enrique e sheh si përforcimin ideal për sulmin

Sport

Gazeta Express

13/05/2026 9:05

Paris Saint-Germaini po vazhdon të punojë për përforcimin e repartit ofanziv për sezonin e ardhshëm dhe emri më i nxehtë në listën e dëshirave të trajnerit Luis Enrique është ai i Julián Álvarez, sulmuesit të Atlético Madridit.

Sipas raportimeve të mediave italiane dhe spanjolle, kampionët francezë tashmë i kanë nisur kontaktet me klubin madrilen për ta kuptuar mundësinë e realizimit të transferimit gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “Gazeta Express”.

Burime pranë klubit parisien bëjnë të ditur se Luis Enrique e konsideron Álvarezin si sulmuesin ideal për projektin e tij, falë lëvizshmërisë, presingut të lartë dhe fleksibilitetit taktik që argjentinasi e ofron në fazën ofanzive.

Trajneri spanjoll e kishte ndjekur sulmuesin edhe në kohën kur ai ishte pjesë e Manchester Cityt dhe kishte menduar për transferimin e tij edhe më herët.

Megjithatë, operacioni pritet të jetë jashtëzakonisht i kushtueshëm.

Raportimet flasin për një vlerësim që e kalon shifrën e 150 milionë eurove, ndërsa Atlético Madridi nuk e ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej yjeve kryesorë të skuadrës.

Klubi spanjoll e konsideron lojtarin “të paprekshëm”, sidomos duke e pasur parasysh kontratën e tij afatgjate deri në vitin 2030.

Pavarësisht kësaj, në Spanjë po qarkullojnë zëra se vetë lojtari mund të jetë i hapur për një aventurë të re.

Disa raportime sugjerojnë se njerëzit pranë Álvarezit kanë zhvilluar kontakte me disa klube të mëdha evropiane, përfshirë PSG-në, Arsenalin dhe Barcelonën.

Sulmuesi argjentinas e ka pasur një sezon shumë pozitiv me fanellën e Atlético Madridit, duke regjistruar 20 gola dhe 9 asistime në të gjitha garat, ndërsa është kthyer në liderin kryesor ofanziv të skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone.

Në Francë besohet se PSG-ja mund të bëjë revolucion në repartin ofanziv gjatë verës, sidomos nëse ka largime të rëndësishme.

Luis Enrique e dëshiron një sulmues modern që përshtatet me filozofinë e tij dinamike dhe Álvarez shihet si profili perfekt për këtë rol. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement