Agim Bahtiri ka treguar se do të kandidojë sërish për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se numri i tij edhe kësaj radhe do të jetë 81.
“Të dashur qytetarë në Kosovë dhe bashkëatdhetarë në mërgatë, Ju njoftoj se edhe kësaj radhe do t’i futem gares për deputet në radhet e Lëvizjes Vetëvendosje, për t’i përfaqësuar interesat tuaja me dinjitet. Numri im i përzgjedhur sikur edhe në dy palë zgjedhjet e mëparshme: 81 Gjithmonë i juaji, Agim Bahtiri”, ka thënë ai. /Gazeta Express