“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota - Gazeta Express
string(116) "se-kemi-propozuar-nait-hasanin-e-as-te-tjeret-totaj-thote-se-ne-liste-nuk-jane-ata-qe-dyshohen-per-manipulim-me-vota"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 18:39

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 18:39

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të votave të tij, ka deklaruar se është propozuar për deputet nga dega e PDK-së në Prizren. Por një gjë të tillë e ka demantuar kryetari Shaqir Totaj në një lidhje direkte në T7.

Sa i përket çështjes së vjedhjes së votave në Prizren, Totaj tha se;

“Derisa të qartësohet në aspektin ligjor kemi konsideru që PDK dega në Prizren duhet të reflektojë, dhe ata persona në këto zgjedhje të mos jenë pjesë e garës, ndërsa në zgjedhjet tjera kur të qartësohet në aspektin ligjor të rikthehen në detyrat e tyre…”, tha ai.

“Procesi si i tillë ka qënë i komprometuar dhe ne natyrisht që do reflektojmë”, shtoi ai.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement