Mickoski paralajmëroi rrugë më të vështirë drejt BE-së në vend të kompromiseve - Gazeta Express
string(78) "mickoski-paralajmeroi-rruge-me-te-veshtire-drejt-be-se-ne-vend-te-kompromiseve"

Maqedoni

Gazeta Express

12/05/2026 14:36

Mickoski paralajmëroi rrugë më të vështirë drejt BE-së në vend të kompromiseve

Maqedoni

Gazeta Express

12/05/2026 14:36

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria po zgjedh një rrugë më të vështirë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se dinjiteti nuk ka çmim, transmeton Portalb.mk.

“Si Qeveri, ne besojmë se nuk ka rrugë më të shkurtër drejt BE-së. Më saktësisht, ka, por është e mbushur me sfida që shpesh janë poshtëruese. Kjo është arsyeja pse po zgjedhim rrugën më të vështirë, përmes së cilës do ta fitojmë anëtarësimin me cilësi dhe rezultate”, tha Mickoski në Samitin e Shkupit të organizuar nga “Maqedonia 2025”.

Ai theksoi se qasja e kësaj Qeverie ndaj integrimit evropian ndryshon nga ato të mëparshmet, duke theksuar se zgjidhjet që do të krijonin probleme në të ardhmen nuk do të pranohen.

Mickoski theksoi se rruga drejt BE-së sjell presione dhe sfida, por se reformat duhet të zbatohen pa lëshime që cenojnë dinjitetin.

“Do të vuani nga fyerjet, kritikat dhe shpesh të pavërteta, por ky është çmimi që duhet të paguani dhe të duroni. Sepse duhet të besoni në atë që po bëni. Unë personalisht besoj se kjo rrugë më e vështirë është rruga e duhur. Mund të jetë më e ngadaltë dhe më sfiduese, por nuk ka rrugë tjetër. Dhe kjo është arsyeja pse duhet të vërtetojmë se jemi më të mirët”, theksoi kryeministri.

Ai shtoi se mbështetja për BE-në midis qytetarëve mbetet e qëndrueshme dhe se integrimi në Bashkim është një qëllim strategjik që nuk duhet të vihet në dyshim.

Lidhur me reformat, kryeministri informoi se nga 21 tregues, 16 janë zbatuar me sukses, gjë që e pozicionon vendin midis liderëve në rajon.

“Po punojmë intensivisht për matjen e ardhshme në qershor, në mënyrë që të vazhdojmë me zbatimin e fortë të agjendës së reformave”, theksoi Mickoski.

Ai gjithashtu njoftoi takim me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, me qëllim përshpejtimin e procesit dhe pozicionimin e vendit si një “vrapues” potencial (i preferuar).

Kryeministri theksoi se Plani i Veprimit për Minoritetet është zbatuar plotësisht, ndërsa agjenda e reformave po jep rezultate konkrete. Ai bëri një krahasim me vitet e kaluara, duke theksuar se vendi më parë ishte ndër liderët, por pavarësisht kësaj, procesi i integrimit mbeti i bllokuar.

“Ne duhet të tregojmë cilësi dhe rezultate. Vetëm në këtë mënyrë do ta meritojmë vendin tonë në BE, pa kushte të imponuara dhe kompromise politike”, tha Mickoski dhe shtoi:

“Nuk duhet të jemi kokëfortë, por të punojmë, të japim rezultate. Plani i Veprimit për Minoritetet – i përmbushur, agjenda e reformave – të parët në ofrim. Ne duhet të tregojmë cilësi. Atëherë edhe më të mëdhenjtë do ta pranojnë, do të heqin kapelat dhe do të thonë: ‘Këta e meritojnë vendin e tyre, le të mos luajmë me emra, mbiemra, kushtetuta e gjëra të ngjashme’”, theksoi kryeministri.

Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.

Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement