Mister në Mesdhe: Fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte komponentë bërthamorë për Korenë e Veriut - Gazeta Express
string(107) "mister-ne-mesdhe-fundoset-anija-ruse-qe-dyshohet-se-transportonte-komponente-berthamore-per-korene-e-veriut"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 12:38

Mister në Mesdhe: Fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte komponentë bërthamorë për Korenë e Veriut

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 12:38

Një anije ruse mallrash, që dyshohet se transportonte komponentë të dy reaktorëve bërthamorë për në Korenë e Veriut, u fundos në rrethana misterioze në Detin Mesdhe, pranë brigjeve të Spanjës, duke ngritur dyshime për një operacion të mundshëm sabotimi me prapavijë ushtarake dhe gjeopolitike.

Sipas një hetimi të publikuar nga CNN, anija e njohur edhe si “Sparta 3”, u fundos më 23 dhjetor 2024, rreth 100 kilometra larg brigjeve spanjolle, pasi u godit nga disa shpërthime të fuqishme në pjesën e djathtë të trupit të saj.

Autoritetet spanjolle konfirmuan se kapiteni rus i anijes kishte deklaruar gjatë marrjes nëë pyetje se ngarkesa përfshinte “komponentë të dy reaktorëve bërthamorë të ngjashëm me ata që përdoren në nëndetëse”, ndërsa mbetet e paqartë nëse ato përmbanin material bërthamor aktiv.

Anija shoqërohej nga dy mjete ushtarake ruse gjatë kalimit në ujërat portugeze dhe spanjolle.

Sipas raportit, ekuipazhi lëshoi sinjal emergjence pasi tre shpërthime goditën zonën pranë dhomës së motorëve, diuke vrarë d dy anëtarë të ekuipazhit dhe duke e lënë anijen të paralizuar.

14 marinarët e mbijetuar u evakuuan nga autoritetet spanjolle, ndërsa një anije ushtarake ruse kërkoi menjëherë kthimin e tyre dhe urdhëroi mjetet e tjera të qëndronin larg zonës.

Vetëm pak orë pas nisjes së operacionit të shpëtimit, në zonë u regjistruan edhe katër shpërthime të tjera, të cilat sipas rrjetit sizmik spanjoll kishin karakteristika tëë ngjashme me mina nënujore.

Një javë më vonë, mbi vendin ku ndodhej anija e fundosur u shfaq edhe mjeti rus “Yantar”, i cili nga vendet e NATO-s konsiderohet si anije spiunazhi dhe që përdoret për operacione speciale nënujore.

Pas pranisë së saj në zonë, u regjistruan sërish shpërthime të tjera në fundin e detit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement