Hulumtuesi i IKD-së: Kuvendi miratoi ligj që vazhdon moszbatimin e aktgjykimit të Kushtetueses dhe shkel Kushtetutën - Gazeta Express
string(115) "hulumtuesi-i-ikd-se-kuvendi-miratoi-ligj-qe-vazhdon-moszbatimin-e-aktgjykimit-te-kushtetueses-dhe-shkel-kushtetuten"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 11:38

Hulumtuesi i IKD-së: Kuvendi miratoi ligj që vazhdon moszbatimin e aktgjykimit të Kushtetueses dhe shkel Kushtetutën

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 11:38

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka ngritur shqetësimin për mosmiratimin e amendamentit që synonte zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pagesën e përvojës së punës për zyrtarët publikë.

Sipas tij, amendamenti që synonte harmonizimin e Ligjit për Buxhetin 2026 me aktgjykimin KO79/23 të Gjykatës Kushtetuese, është votuar kundër nga shumica parlamentare.

“Si rezultat, Kuvendi miratoi një ligj që vazhdon moszbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, shkel Kushtetutën dhe këtë aktgjykim dhe në të njejtën kohë shtyn realizimin e të drejtave të mijëra zyrtarëve publikë”, ka deklaruar Jakaj gjatë prezantimit të raportit monitorues.

Jakaj shtoi se moszbatimi i aktgjykimeve kushtetuese krijon pasoja financiare për mijëra zyrtarë publikë dhe rrezikon të prodhojë ngarkesë të re për sistemin gjyqësor përmes padive individuale.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund, të martën publikoi raportin monitorues për Legjislaturën e X-të të Kuvendit të Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement