Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kapur fustane të padeklaruara në një autobus të linjës Turqi-Prishtinë në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit.
“Gjatë kontrollit të kryer sipas procedurave zyrtare, zyrtarët doganorë kanë gjetur një hapësirë të fshehur brenda autobusit, ku është zbuluar mall i padeklaruar: 27 fustane solemnë dhe 2 fustane vello”, tha Dogana.
Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe po ndiqen procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Dogana e Kosovës do të vazhdojë kontrollet e automjeteve që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe vepron në mënyrë aktive për parandalimin e kontrabandës”.
