Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë - Gazeta Express
string(76) "vazhdon-seanca-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve-kunder-administrimit-te-drejtesise"

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 7:52

Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

Lajme

Gazeta Express

12/05/2026 7:52

Me fillim nga ora 09:30, në Gjykatën Speciale në Hagë do të vazhdojë seanca në çështjen Thaçi dhe të tjerët që lidhen me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Kjo u bë e ditur në kalendarin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, në seancën e së hënës dëshmoi ekspertja e linguistikës forenzike, Helen Fraser, e cila deklaroi se mungesa e vulave të kohës e bën të vështirë procesin e vlerësimit të transkripteve dhe krahasimin me përkthimet tjera.

Ndryshe, në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që iu ngarkohen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement