Kush janë 6 kandidatët e PSD-së për zgjedhjet e 7 qershorit? - Gazeta Express
string(59) "kush-jane-6-kandidatet-e-psd-se-per-zgjedhjet-e-7-qershorit"

Gazeta Express

11/05/2026 22:40

Kush janë 6 kandidatët e PSD-së për zgjedhjet e 7 qershorit?

Gazeta Express

11/05/2026 22:40

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta ka bërë të ditur edhe emrat e gjashtë personave të vetëm që do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit nga ky subjekt politik.

Ajo në Rubikon të Klan Kosovës, ka thënë se PSD-ja do të garojë vetëm me këta gjashtë kandidatë për deputetë, pasi sipas saj, synim kryesor ka kalimin e pragut.

“Do të garojmë vetëm me gjashtë emra. Është kryetari i partisë, Dardan Molliqaj, pastaj janë: Florin Krasniqi, Natyra Kuçi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, dhe unë (Teutë Rrusta)”, ka deklaruar ajo.

Advertisement
Advertisement
Advertisement