Kryesia e PDK-së ka vendosur që Fatmir Limaj mos të përfshihet në listën e kësaj partie për deputetë.
Për këtë, analisti Dibran Hoxha ka thënë në “Pressing” të T7, se Limaj e pagoi faturën e bllokadës 9 mujore në vitin 2025.
Hoxha tha se Limaj donte të tregonte që “unë jam ai që e ndryshoj lojën në politikë”.
“Fatmir Limaj dojke me na tregu që unë jam ai që ndërroj lojën në politikë, por kjo erdhi me një kosto më 28 dhjetor”, ka thënë ai. /Gazeta Express