Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë në “Pressing” të T7, se asnjëherë nuk ka ndërhyrë në strukturat lokale për të vendosur që me kë të bëjnë koalicion.
Njëjtë tha Hamza edhe për rastin e koalicionit në mes kryetarit të Prishtinës Përparim Rama dhe PDK-së në Prishtinë.
Hamza tha se strukturat lokale vendosin vetë me kë duan të bashkëpunojnë.
“Unë si kryetar i PDK-së në asnjë marrëveshje të nivelit lokal nuk i kam interferu strukturave të partisë së PDK-së. Tek asnjë prej tyre, as te Ferit Idrizi, as te Lushtaku, e as Totaj, as te kryetari i Kaçanikut, as te Hani Elezit, e as në ato degë ku nuk i qeverisim komunat. Në disa komuna jemi në bashkëqeverisje me LDK-në, në disa me Vetëvendosjen”, ka thënë ai. /Gazeta Express