Kryetari i PDK-së, Beri Hamza, ka thënë në “Pressing” të T7, se pjesa më e madhe e atyre që kanë qenë të përfshirë në “rastin e Prizrenit”, ku dyshohet për manipulime të votave të kandidatëve për deputetë nuk do të jenë sërish në lista.
Hamza tha se vendimi i Kujtim Shalës ka qenë në vullnetin e tij, por jo i partisë duke e çmuar atë.
E për pjesën tjetër, Hamza tha se pjesë më e madhe e atyre që janë të përfshirë nuk do të jenë pjesë e listës.
“Kujtim Gashi është një personalitet dhe kuadër i çmuar në PDK, ka qenë ministër, nënkryetar i komunës. Unë e çmoj dhe vlerësoj aktin e tij që është në vullnetin e tij. Më vjen keq që emri i tij është në atë pjesën e personave në Prizren, por kam bindjen e thellë që ai as nuk ka hak e as hile për atë punë, por ka reflektu që ndoshta e sheh veten pjesë të ekzekutivit në nivel qendror e lokal, brenda PDK-së gjithësi”.
“Për disa jam në informacion, për një numër mbetet me diskutu. Për disa jemi në proces, pjesa më e madhe nuk do të jetë të atyre që kanë qenë të përfshirë në rastin e Prizrenit”, ka thënë ai. /Gazeta Express