Sulmuesi i Dinamo Zagrebit, Arbër Hoxha, mund të largohet nga “Maksimiri” këtë verë, pasi Widzew Lodzi ka shfaqur interesim për të.
Skuadra e elitës polake është e gatshme të paguajë deri në pesë milionë euro për reprezentuesin shqiptar, i cili ka kontratë me Dinamon deri në verën e vitit 2029.

Hoxha ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në 41 ndeshje për “Blutë” këtë sezon.
Kushti kryesor që transferimi të realizohet është që Widzew të mbetet në ligën e parë polake.
Pas fitores 3-1 ndaj Lechia Gdansk gjatë fundjavës, skuadra aktualisht renditet në vendin e 13-të me 39 pikë.
Widzew ka vetëm një pikë më shumë se Lechia e vendit të 16-të, derisa Arka Gdynia është e 17-ta me 35 pikë.
28 pikë i ka Bruk-Bet Termalica në vendin e fundit në tabelë.

Arbër Hoxha ishte transferuar te Dinamo e Zagrebit në janar të vitit 2024, derisa më parë kishte luajtur për Slaven Belupon, Lokomotivën e Zagrebit, Ballkanin, Besën e Prishtinën./GazetaExpress/