“Albian luftëtari”, Hoffenheimi krenohet me mbrojtësin dardan - Gazeta Express
string(58) "albian-luftetari-hoffenheimi-krenohet-me-mbrojtesin-dardan"

Futboll

Gazeta Express

11/05/2026 16:20

“Albian luftëtari”, Hoffenheimi krenohet me mbrojtësin dardan

Futboll

Gazeta Express

11/05/2026 16:20

Hoffenheimi mori një fitore të madhe gjatë fundjavës që lamë pas, duke vazhduar me shpresën për një kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Ëerder Bremenit me shifrat prej 1-0, shkruan “Gazeta Express”.

Golin e fitores e shënoi Bazoumana Toure, mirëpo lojtari i ndeshjes sipas “Sofascore” u zgjodh Albian Hajdari – ylli i kombëtares së Kosovës.

Hajdari u vlerësua me notën 8.7 për këtë përballje, duke treguar paraqitje të madhe, në një ndeshje mjaft të rëndësishme.

Me paraqitjen e Hajdarit u krenua edhe faqja zyrtare e Hoffenheimit, e cila e postoi një sekuencë të ndeshjes, ku shihej mbrojtësi dardan duke bërë një ndërhyrje të jashtëzakonshme.

“Albian Luftëtar Hajdari”, shkruan Hoffenheimi në videon e publikuar në rrjetin social “Facebook”.

Hajdari u transferua te Hoffenheimi gjatë verës së kaluar, kur kaloi nga Lugano për pesë milionë euro.

22-vjeçari tashmë ka vlerë afër 20 milionë euro në treg.

Pjesë e Hoffenheimit janë edhe dyshja tjetër kosovare, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani.

Hoffenhimi është i pesti në tabelën e Bundesligës, me 61 pikë të tubuara në 33 ndeshje.

61 pikë i ka edhe Stuttgarti në vendin e katërt, pozitë kjo që të çon në Ligën e Kampionëve.

Në xhiron e fundit, Hoffenheimi do t’i shkojë Borussia Monchengladbachut, me ndeshjen që do luhet më 16 maj./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement