Reagimi epik i Luis Enriques kur e kuptoi se Barça e fitoi El Clasicon dhe që u bë kampione e Spanjës - Gazeta Express
string(101) "reagimi-epik-i-luis-enriques-kur-e-kuptoi-se-barca-e-fitoi-el-clasicon-dhe-qe-u-be-kampione-e-spanjes"

Sport

Gazeta Express

11/05/2026 12:38

Reagimi epik i Luis Enriques kur e kuptoi se Barça e fitoi El Clasicon dhe që u bë kampione e Spanjës

Sport

Gazeta Express

11/05/2026 12:38

Festimet për titullin e Barcelonës nuk u ndalën vetëm në “Camp Nou”.

Edhe Luis Enrique, ish-trajneri legjendar i katalunasve dhe aktualisht në krye të PSG-së, reagoi me entuziazëm pas fitores së “Blaugrana” ndaj Real Madridit në El Clasico, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithçka ndodhi në fund të konferencës për shtyp pas ndeshjes së PSG-së.

Teksa po largohej nga salla, një gazetar e informoi trajnerin spanjoll për rezultatin e Clasicos dhe për faktin se Barcelona e kishte siguruar praktikisht titullin kampion.

Reagimi i Luis Enriques ishte i menjëhershëm dhe krejt spontan.

Trajneri e ngriti grushtin dhe shpërtheu me një “Toma!”, një shprehje tipike spanjolle që përdoret për ta festuar një sukses apo për të shprehur entuziazëm.

Gjesti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe u komentua gjerësisht nga tifozët e Barcelonës.

Episodi e tregoi edhe një herë lidhjen e fortë emocionale që Luis Enrique vazhdon ta ketë me klubin katalanas.

Ish-mesfushori dhe ish-trajneri i Barcelonës ka shkruar histori me “Blaugrana”, si lojtar dhe si trajner, duke fituar gjithçka gjatë periudhës së tij në “Camp Nou”.

Edhe pse sot e drejton PSG-në dhe është i fokusuar te objektivat e klubit francez, emocionet për Barcelonën mbeten ende shumë të forta për trajnerin asturian.

Reagimi i tij pas triumfit në El Clasico u pa nga shumë tifozë si një dëshmi e dashurisë së pandryshuar ndaj klubit që e shënoi karrierën e tij. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement