Një ditë pas “Tubimit të Bashkimit”, LDK: Mirë se erdhe, Vjosë në shtëpi - Gazeta Express
string(67) "nje-dite-pas-tubimit-te-bashkimit-ldk-mire-se-erdhe-vjose-ne-shtepi"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 12:08

Një ditë pas “Tubimit të Bashkimit”, LDK: Mirë se erdhe, Vjosë në shtëpi

Lajme

Gazeta Express

11/05/2026 12:08

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar një mesazh të ri politik ku theksohet rikthimi dhe bashkimi brenda partisë, duke e quajtur këtë moment “kthim në shtëpi”.

Në mesazh thuhet se kjo është shtëpia politike që i ka formuar të dy, që i ka mësuar ta duan Kosovën mbi gjithçka dhe që, edhe në ditët më të vështira, nuk e ka humbur besimin në Republikë. Gjithashtu theksohet se kjo shtëpi sot i thërret përsëri të dy.

“Kjo është shtëpia politike që na ka formuar të dyve. Shtëpia që na ka mësuar ta duam Kosovën para vetes. Shtëpia që, edhe në ditët më të vështira, nuk e humbi kurrë besimin tek Republika. Kjo shtëpi sot na thërret të dyve”.

Në fund i drejtohet edhe Vjosa Osmanit me fjalët se është “kthim në shtëpi”.

“Yjet politike na kanë sjellë sërish në një vend. Në të njëjtin vend që ndihemi të dy mirë! Le ta krijojmë këtë momentum në një lidhje që qëndron në kohë, si një periudhë tek e cila kthehemi shume vite më pas, si kujtesë e mbarë dhe e mirë për familjen tonë politike. Prandaj sonte, le ta kuptojmë se ky nuk është vetëm bashkim politik. Ky është kthim në shtëpi. Prandaj, mirë se erdhe Vjosë në shtëpi”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement