Në vendin tonë janë shënuar katër raste të dhunës në familje gjatë 24-të orëve të fundit.
Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Obiliq, Pejë e Leposaviq.
Rastet e raportuara
Prishtinë 22.04.2026-17:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në vazhdimësi është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Obiliq 09.05.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën kosovare, të cilës i është ofruar ndihma mjekësore. Me vendim të Prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.
Pejë 10.05.2026-00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari poashtu ka sulmuar edhe një zyrtar policor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Leposaviq 10.05.2026 – 18:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka tentuar ta sulmoj viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime trupore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.