Përleshje mes Policisë së Kosovës dhe “Forcës”, ka edhe të arrestuar - Gazeta Express
string(65) "perleshje-mes-policise-se-kosoves-dhe-forces-ka-edhe-te-arrestuar"

Futboll

Gazeta Express

10/05/2026 17:09

Përleshje mes Policisë së Kosovës dhe “Forcës”, ka edhe të arrestuar

Futboll

Gazeta Express

10/05/2026 17:09

Me ndeshjen që ka nisur nga ora 16:00, Trepça po i bën konak Vushtrrisë, me ndeshjen që po luhet në kuadër të xhiros së 32-të në Ligën e Parë.

Para ndeshjes, ishte bërë me dije se tifogrupi “Forca” i Vushtrrisë do të marrë rrugën drejt Mitrovicës, më saktëisht stadiumit “Riza Lushta”, për ndeshjen ndaj Trepçës.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi, pasi Policia e Kosovës u doli në rrugë si pengesë.

Madje, pati përleshje mes Policisë dhe tifogrupit vushtrrias.

Në një video të publikuar nga emisioni “Kampionët” shihet përleshja mes dy palëve.

“Forca” nuk u lejua të vazhdojë më tutje, dhe madje është njoftuar edhe për persona të arrestuar./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement