Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 maj 2026 rreth orës 23:52. Viktima ka deklaruar se i dyshuari kishte tentuar të dilte me veturë në qytet në gjendje të dehur, por ishte penguar nga familjarët, çka më pas dyshohet se ka çuar në sulm fizik.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Express
Raporti i plotë:
·Prishtinë / 09.05.2026 – 23:52. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën m/k. Sipas viktimës i dyshuari kishte tentuar të dal me veturë në qytet në gjendje të dehur por nuk ishte lejuar dhe për atë shkak ishte sulmuar nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.