Takimi Kurti- Mickoski te VLEN, Haradinaj: Në Prishtinë 'patriotizëm', në Shkup afër atyre që i godasin shqiptarët - Gazeta Express
string(108) "takimi-kurti-mickoski-te-vlen-haradinaj-ne-prishtine-patriotizem-ne-shkup-afer-atyre-qe-i-godasin-shqiptaret"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2026 21:36

Takimi Kurti- Mickoski te VLEN, Haradinaj: Në Prishtinë ‘patriotizëm’, në Shkup afër atyre që i godasin shqiptarët

Lajme

Gazeta Express

09/05/2026 21:36

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në kongresin e VLEN’it në RMV, ku është parë përkrah me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski.

Ndaj kësaj ka reaguar këshilltarja e ish-presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj. Kjo e fundit ka kritikuar Kurtin, duke thënë se s’mund të ‘’shtirësh patriotizëm në Prishtinë, ndërsa në Shkup të qëndrosh pranë atyre që godasin shqiptarët’’.

‘’Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk kanë nevojë për politikanë që i kujtojnë vetëm në kohë fushate.

Nuk mund të shtirësh patriotizëm në Prishtinë, ndërsa në Shkup të qëndrosh pranë atyre që i godasin shqiptarët’’, ka shkruar ajo, përcjell Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement