Pakënaqësitë me çmimet, Muja takon qumështarët: Prioritet i ministrisë është ruajtja e konkurrencës e mbështetja e prodhuesve - Gazeta Express
string(123) "pakenaqesite-me-cmimet-muja-takon-qumeshtaret-prioritet-i-ministrise-eshte-ruajtja-e-konkurrences-e-mbeshtetja-e-prodhuesve"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2026 19:28

Pakënaqësitë me çmimet, Muja takon qumështarët: Prioritet i ministrisë është ruajtja e konkurrencës e mbështetja e prodhuesve

Lajme

Gazeta Express

09/05/2026 19:28

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka takuar sot bordin drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, për të diskuat për situatën aktuale në sektorin e qumështit.

Në njoftim, bëhet e ditur edhe se, Muja, në takim, ka nënvizuar se prioritet i ministrisë është mbështetja e prodhuesve vendorë, ruajtja e konkurrencës së drejtë në treg dhe, siguria ushqimore, përcjell Gazeta Express.

Komunikata:

Komunikatë për Media

9 maj 2026- Ministri Armend Muja takoi Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, zhvilloi sot një takim me Bordin Drejtues të Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës për të diskutuar situatën aktuale në sektorin e qumështit.

Ministri Muja theksoi se Ministria e Bujqësisë mbetet e përkushtuar për të adresuar sfidat e sektorit të qumështit dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për stabilizimin e zinxhirit të vlerës, duke përfshirë prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe produkteve të tij.

Ai nënvizoi se mbështetja e prodhuesve vendorë, ruajtja e konkurrencës së drejtë në treg dhe siguria ushqimore, janë prioritet i Ministrisë së Bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me prodhuesit, përpunuesit dhe institucionet përgjegjëse për të siguruar zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata për sektorin e qumështit në Kosovë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement