Në Parkun e Qytetit në Shkup sot do të mbahet ngjarja qendrore me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, e cila këtë vit organizohet nën sloganin “Evropa jonë. Më të fortë së bashku”, njofton “Europe House Shkup”.
Siç bëhet e ditur, fjalim zyrtar në ngjarje do të mbajë ambasadori i Bashkimi Evropian, Mihalis Rokas, në ora 12:00 në skenën “Guaca”. Mesazhe do të përcillen edhe në deklaratat e paralajmëruara për media nga ambasadori Rokas, ministri për Çështje Evropiane Bekim Sali dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
“Programi përfshin lojëra dhe aktivitete argëtuese të organizuara nga vendet anëtare të Bashkimi Evropian, kënd ushqimi dhe stenda me produkte të ricikluara. Vizitorët do të kenë mundësi të mësojnë për bimët dhe gjelbërimin urban, si dhe të njihen me biznese lokale ekologjike. Festa do të pasurohet me program muzikor dhe performanca live nga kompania e vallëzimit “Eureka”, Dina Jashari, Zvada, “Konkering Lion”, “Dapunk i Dabl G”, Emili Nas dhe Martina Peneva. Dita e Evropës do të përfundojë në perëndim të diellit, kur ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të ndriçohet me ngjyrë të kaltër”, qëndron në kumtesën.
Programi organizohet nga Delegacioni i Bashkimi Evropian, rrjeti “Europe House” dhe ambasadat e vendeve anëtare të BE-së. Ministria për Çështje Evropiane dhe autoritetet lokale janë partnerë në aktivitetet që do të mbahen në të gjithë vendin gjatë muajit maj, ndërsa programi i plotë është i disponueshëm në rrjetet sociale dhe ueb-faqet e organizatorëve.
tag_katrorimaqedoni_2