Kongres për bashkim të VLEN-it në një subjekt të vetëm - Gazeta Express
string(54) "kongres-per-bashkim-te-vlen-it-ne-nje-subjekt-te-vetem"

Maqedoni

Gazeta Express

09/05/2026 14:10

Kongres për bashkim të VLEN-it në një subjekt të vetëm

Maqedoni

Gazeta Express

09/05/2026 14:10

Koalicioni politik “VLEN” sot në Shkup do të mbajë Kongresin për bashkimin e pesë subjekteve politike në një trup të vetëm politik.

Procesi i bashkimit të partive të koalicionit, i cili është pjesë e shumicës qeverisëse, pritet të konfirmohet nga mbi 805 delegatë në kongresin që do të mbahet pasdite me fillim në ora 17:00 në Filharmoninë e Maqedonisë. Pas regjistrimit të delegatëve, është paraparë pjesa solemne me fjalime të nikoqirëve dhe mysafirëve, ndërsa më pas do të ketë deklarata nga liderët e VLEN-it dhe pjesa punuese e kongresit, paralajmëroi Komisioni për organizimin e Kongresit për bashkimin e VLEN-it.

Nga “VLEN” dje në një konferencë për shtyp u porosit se ky ndryshim përfaqëson akt të përgjegjësisë ndaj qytetarëve dhe dëshmi se interesi i përbashkët mund të vendoset mbi prioritetet e ngushta partiake.

“Platforma jonë politike bazohet në orientimin e qendrës së djathtë me fokus në barazinë reale të shqiptarëve në institucione, shtetin juridik, luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe zbatimin thelbësor të Marrëveshjes së Ohrit”, tha në konferencë për shtyp përfaqësuesi i “VLEN”, Driton Sulejmani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement