Haziri flet për bashkimin e Vjosa Osmanit në listë, tregon nëse ka përkrahje për kthimin e Agim Veliut - Gazeta Express
string(101) "haziri-flet-per-bashkimin-e-vjosa-osmanit-ne-liste-tregon-nese-ka-perkrahje-per-kthimin-e-agim-veliut"

Ballina

Gazeta Express

09/05/2026 12:18

Haziri flet për bashkimin e Vjosa Osmanit në listë, tregon nëse ka përkrahje për kthimin e Agim Veliut

Ballina

Gazeta Express

09/05/2026 12:18

Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri, ka folur para nisjes së mbledhjes së KP të LDK’së. I pyetur se sa vende do t’i ketë në listë Vjosa Osmani, Haziri ka deklaruar se në listë ka vend për çdo kë që ka kredibilitet e gatishmëri.

“Sot Abdixhiku rikandidohet për kryeministër të LDK-së”, ka treguar Haziri.

“Çdo kush që është i gatshëm, ka kredibilitet, e meritë”, ka deklaruar Haziri i pyetur Haziri për ata që po i bashkohen listës së LDK, përfshirë Osmanin.

I pyetur nëse do të kthehet edhe Agim Veliu, Haziri ka deklaruar se të gjithë ata që kanë lënë gjurmë mund të kthehen.

“Agimi edhe të gjithë që kanë lënë gjurmë e kontribut, duhet dhe mund dhe patjetër që duhet të jenë pjesë e këtij qëllimi të përbashkët”, ka deklaruar Haziri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement