“Maratonomaku i Nolit”, “Albin Kurti është i përkorë”, fjala që u.d. Presidentja lexoi për kandidatin e VV për kryeministër - Gazeta Express
string(116) "maratonomaku-i-nolit-albin-kurti-eshte-i-perkore-fjala-qe-u-d-presidentja-lexoi-per-kandidatin-e-vv-per-kryeminister"

Lajme

Gazeta Express

09/05/2026 11:20

“Maratonomaku i Nolit”, “Albin Kurti është i përkorë”, fjala që u.d. Presidentja lexoi për kandidatin e VV për kryeministër

Lajme

Gazeta Express

09/05/2026 11:20

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes pas shpalljes së Albin Kurtit kandidat të Vetëvendosjes për kryeministër.

Haxhiu lexoi një fjalim ku pati fjalë të mëdha për Kurtin dhe tha se e propozon atë jo vetëm për punën, por “edhe për njeriun që ka qenë gjithmonë”.

“Ai s’e ka kuptuar kurrë pushtetin as si rehati e as si privilegj. Për të pushteti ka qenë gjithmonë përgjegjësi ndaj qytetarëve e Republikës. Përtej qeverisjes më të suksesshme që ka njohur Republika, Albin Kurti përfaqëson një ide politike të rrallë. Me të shteti nuk është strehë për të fortët, as plaçkë për të pasurit e as tavolinë pazari për të vjetrit. Albin Kurti është i përkorë në jetën e tij, i rreptë në parime dhe i pashantazhueshëm në politikë. Ka fisnikërinë e  njeriut që nuk e harron prej nga vjen. Stoicizmin e atij që nuk thyhet prej presionit dhe kthjelltësinë e udhëheqësit që e di ka duhet të shkojë vendi. Rruga e Albin Kurtit ta kujton maratonomakun e Nolit, njeriun e udhës së gjatë që nuk ndalet para lodhjes sepse lajmi i fitores nuk mbahet për vete, por i çohet popullit”, tha Haxhiu.

Advertisement
Advertisement
Advertisement