Reali po e konsideron nënshkrimin me trajnerin e Premierligës - Gazeta Express
string(61) "reali-po-e-konsideron-nenshkrimin-me-trajnerin-e-premierliges"

Futboll

Gazeta Express

09/05/2026 8:00

Reali po e konsideron nënshkrimin me trajnerin e Premierligës

Futboll

Gazeta Express

09/05/2026 8:00

Real Madridi po mban nën vëzhgim një trajner elitar të Premierligës, për të cilin besohet se “mund të tundohet” nga një sfidë e re për shkak të situatës te klubi i tij aktual.

Real Madridi e largoi Xabi Alonson më herët këtë sezon dhe promovoi Alvaro Arbeloan në postin kryesor.

Megjithatë, klubi po vlerëson trajnerë të mëdhenj për ta marrë detyrën në mënyrë të përhershme, pasi periudha e Arbeloas pritet të jetë vetëm e përkohshme.

Njëri prej tyre është Unai Emery, i cili ka kaluar një periudhë të jashtëzakonshme në krye të Aston Villas.

Villa kishte përfunduar në vendin e 14-të sezonin para ardhjes së tij dhe ndodhej në gjysmën e poshtme të tabelës kur ai mori drejtimin, por arriti ta dërgojë ekipin në vendin e shtatë – pozita e tij më e ulët deri tani, ndërsa më e larta ka qenë vendi i katërt.

“TEAMtalk” ka mësuar se Real Madridi dhe Manchester Unitedi po monitorojnë situatën e trajnerit, ndërsa “talkSPORT” raporton se burime në Spanjë besojnë që Emery “mund të tundohet” nga një sfidë e re për shkak të kufizimeve financiare te Villa.

Sipas raportit, Emery renditet lart në listën e dëshirave të Real Madridit dhe besohet se interesimi i klubit spanjoll mund ta bëjë trajnerin të mendojë për një largim.

Fokusi aktual i trajnerit të Villas mbetet përfundimi sa më i mirë i sezonit në Premierligë.

Skuadra e Emeryt ndodhet në vendin e pestë, me pikë të barabarta me Liverpoolin që është i katërti, dhe një fitore tjetër në tri ndeshjet e mbetura mund të jetë e mjaftueshme për të siguruar përsëri kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Burime i kanë treguar “TEAMtalk” se Villa është e vetëdijshme për interesimin në rritje ndaj Emeryt, sidomos nga Manchester Unitedi dhe Real Madridi, të cilat pritet të ndryshojnë trajnerët gjatë verës.

Ndërmjetësues të ndryshëm po promovojnë aktivisht disponueshmërinë e Emeryt te klubet e mëdha si këto.

Megjithatë, Villa mbetet e bindur se Emery do të vazhdojë në krye të ekipit edhe sezonin e ardhshëm, ku mund t’i udhëheqë drejt një tjetër aventure në Champions.

Villa mund të ndihmohet edhe nga fakti se Jurgen Kloppi besohet të jetë preferenca kryesore e Real Madridit, ndërsa Michael Carricku mund të ketë fituar mjaftueshëm besim nga periudha e tij si trajner i përkohshëm te Manchester United për ta mbajtur postin në mënyrë të përhershme./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement