Një 52-vjeçar dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Suharekës, policia: U vërejtën rrethana për vdekje të dyshimtë - Gazeta Express
string(115) "nje-52-vjecar-dergohet-pa-shenja-jete-ne-emergjencen-e-suharekes-policia-u-verejten-rrethana-per-vdekje-te-dyshimte"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 13:28

Një 52-vjeçar dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Suharekës, policia: U vërejtën rrethana për vdekje të dyshimtë

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 13:28

Një burrë 52-vjeçar është dërguar pa shenja jete mëngjesin e sotëm në emergjencën e Suharekës.

Policia tha se doli në vendngjarje dhe se “janë vërejtur edhe rrethana që ngrisin dyshime për vdekje të dyshimtë”.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më 08.05.2026, rreth orës 08:20, Policia ka pranuar informacion nga Emergjenca në Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë se një person mashkull, rreth 52 vjeç, është sjellë pa shenja jete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe nga personeli mjekësor është konfirmuar se viktima ishte pa shenja jete, ndërsa janë vërejtur edhe rrethana që ngrisin dyshime për vdekje të dyshimtë. Në konsultim me prokurorin e shtetit, Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, duke siguruar prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjes në Suharekë, si dhe duke intervistuar dëshmitarë”.

Bytyqi shtoi se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.

*Fotografia në lajm ilustruese

Advertisement
Advertisement
Advertisement