Tre alpinistë kanë vdekur pasi vullkani i malit Dukono në Indonezi shpërtheu këtë mëngjes.
Ekipet e shpëtimit kanë gjetur të gjithë të mbijetuarit nga një grup prej 20 alpinistësh që u zhdukën pas shpërthimit.
Shumica janë evakuuar nga mali, megjithëse dy kanë mbetur për të ndihmuar në gjetjen e trupave.
Pesëmbëdhjetë persona janë dërguar në spital për të trajtuar plagët e tyre, tha shefi i policisë Erlichson.
Zyrtarët thonë se grupi – i cili përfshin nëntë veta nga Singapori – po ngjitej në vullkan pavarësisht një ndalimi për ngjitje.
Mali Dukono shpërtheu në orën 07:41 sipas orës lokale (22:41 GMT të enjten), duke ngritur në ajër një shtëllungë hiri prej 10 km në qiell, sipas Sondazhit Vullkanologjik të Indonezisë.
Dukono është ndër vullkanet më aktivë të Indonezisë dhe është i popullarizuar në mesin e alpinistëve dhe turistëve.
Today, a powerful eruption struck Mount Dukono in North Maluku Province, Indonesia, sending an ash column about 10,000 meters (±11,087 ft above sea level) into the sky amid intense volcanic activity. (May 8, 2026 🇮🇩) pic.twitter.com/yFZfNTgO6F
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) May 8, 2026