Blakaj: Prishtina prin për nga numri i përdoruesve të drogës, pasuar nga Prizreni e Ferizaj - Gazeta Express
string(89) "blakaj-prishtina-prin-per-nga-numri-i-perdoruesve-te-droges-pasuar-nga-prizreni-e-ferizaj"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 7:19

Blakaj: Prishtina prin për nga numri i përdoruesve të drogës, pasuar nga Prizreni e Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 7:19

Themeluesi i Qendrës për Këshillim dhe Trajtim të Varësisë, “Labyrinth”, Safet Blakaj, ka thënë se Prishtina prin dukshëm për nga numri i përdoruesve të drogës.

Blakaj në “Konfront” të KTV-së ka thënë se në publik është përmendur zakonisht Gjilani, porse nuk është në Top 3. Blakaj ka thënë se pas Prishtinës është Prizreni e më pas vjen Ferizaj.

“Natyrisht kryeqyteti është dukshëm para gjithë të tjerëve. A e dini, ka pasur gjithmonë fjalë dhe është përmendur edhe në publik se është Gjilani. Por, e kemi kuptuar se nuk është bash Gjilani…Me Pejën kemi pasur problem, të dhënat tregonin numër të vogël e puna në terren numër më të madh. Kishte diskrepancë të madhe të analizës së problemit…Sido që të jetë është Prishtina, pasuar nga Prizreni, por mendoj se së shpejti Prizrenin do ta kalojë Ferizaj. Pra, renditja është Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Gjilani, Peja e Mitrovica”, tha Blakaj. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement