BE dëshiron formim të shpejtë të qeverisë në Kosovë dhe kompromis për presidentin - Gazeta Express
string(81) "be-deshiron-formim-te-shpejte-te-qeverise-ne-kosove-dhe-kompromis-per-presidentin"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 6:53

BE dëshiron formim të shpejtë të qeverisë në Kosovë dhe kompromis për presidentin

Lajme

Gazeta Express

08/05/2026 6:53

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka kërkuar formim të shpejtë të qeverisë pas zgjedhjeve të 7 qershorit, si dhe kompromis ndërpartiak për ta zgjedhur presidentin e vendit.

Ajo theksoi nevojën që qeveria e ardhshme të ketë një shumicë të fuqishme në parlament, veçmas për zbatim të reformave në kuadër të agjendës evropiane.

“Duhet të shohim një formim të shpejtë të institucioneve, me një qeveri që ka shumicë të fortë në kuvend, që ka aftësi të gjenerojë kompromise të shëndetshme ndërpartiake për të zgjedhur presidentin dhe të vazhdojë me reformat. Së treti, karakteri shumetnik i Kosovës është me vlerë të madhe për të gjitha shtetet tona anëtare. Të gjitha kryeqytetet tona vëzhgojnë ruajtjen e tij, angazhimin konstruktiv me të gjitha komunitetet shumicë, në mënyrë që të gjithë kosovarët, pavarësisht përkatësisë etnike, të ndiejnë se kanë një shtëpi dhe perspektivë këtu”, tha ajo të enjten në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Evropës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement