Bahtiri i reagon Lushakut: Ose kërko falje për shpifjen se kam qenë i gjysëm i dehur ose shihemi në gjykatë - Gazeta Express
string(106) "bahtiri-i-reagon-lushakut-ose-kerko-falje-per-shpifjen-se-kam-qene-i-gjysem-i-dehur-ose-shihemi-ne-gjykate"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 23:42

Bahtiri i reagon Lushakut: Ose kërko falje për shpifjen se kam qenë i gjysëm i dehur ose shihemi në gjykatë

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 23:42

Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se ish-deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ishte gjysmë i dehur, kur pak kohë para përfundimit të afatit për president, ia kërkonte nënshkrimet.

Por, Bahtiri në një reagim në FB ka mohuar një gjë të tillë. Pas deklaratës së Lushakut, Bahtiri ka thënë “Zonja Lushaku i ka dy rrugë, ose kërkon falje për shpifjen se kam qenë “gjysëm i dehur” ose shihemi në gjykatë”.

Reagimi i tij i plotë:

Jehona Lushaku,

Shpifja jote se unë paskam qenë “gjysmë i dehur” atë natë kur kam ardhur t’i kërkoj nënshkrimet, është e ulët dhe e turpshme, dhe për të duhet të kërkosh falje publike!

Të akuzosh dikë pa asnjë fakt vetëm sepse nuk arrin ta fshehësh dështimin politik të LDK-së, tregon nivelin ku keni rënë. Atë natë unë isha në Kuvend për të kërkuar zgjidhje për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa ju bredhnit korridoreve duke bërë kalkulime politike dhe duke u tallur para gazetarëve dhe para qytetarëve me një proces kushtetues që vetë e kishit bllokuar. Në mungesë votash dhe përgjegjësie, zgjodhët shpifjen dhe teatrin mediatik.

Mjaft më me përralla e gënjeshtra, se populli ua ka treguar vendin me votë, e me këto deklarata po tregoni se nuk keni edukatë e iu ka humbur rruga.

Zonja Lushaku i ka dy rrugë, ose kërkon falje për shpifjen se kam qenë “gjysëm i dehur” ose shihemi në gjykatë!

Advertisement
Advertisement
Advertisement