Kujtim Shala nga LDK-ja u pyet në “Pressing” të T7, se a pret që të zgjidhet kriza pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Shala tha se nëse Kurti e ka mundësinë më të madhe që të zgjidh situata, do të ketë sërish krizë.
Ai tha se Kurti nuk është i aftë që të bashkëpunojë, ndërsa ideologjikisht mendon që e ndihmojnë krizat.
“Nëse mundësinë më të madhe që të zgjidh situata do të ketë Albin Kurti prapë do kemi kriza. Edhe nuk mundet edhe nuk do”.
“Nuk mundet sepse nuk është i aftë të bashkëpunojë, nuk do sepse ideologjikisht ai mendon që e favorizojnë krizat”, ka thënë Shala. /Gazeta Express