Kosova e ekstradon në Maqedoninë e Veriut një person që po kërkohej nga INTERPOLI - Gazeta Express
string(81) "kosova-e-ekstradon-ne-maqedonine-e-veriut-nje-person-qe-po-kerkohej-nga-interpoli"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 14:23

Kosova e ekstradon në Maqedoninë e Veriut një person që po kërkohej nga INTERPOLI

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 14:23

 Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se bashkë me njësitet e saj nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  më datë 07.05.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit maqedonas, nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut.

I dyshuari ishte arrestuar nga policia e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Posedim i paautorizuar, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike ”.  

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe  bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement