‘‘E lindi foshnjën, por nuk pranoi se ishte e saj derisa erdhi policia’’, detaje të reja për rastin e rëndë të vdekjes së foshnjës në Ferizaj - Gazeta Express
string(135) "e-lindi-foshnjen-por-nuk-pranoi-se-ishte-e-saj-derisa-erdhi-policia-detaje-te-reja-per-rastin-e-rende-te-vdekjes-se-foshnjes-ne-ferizaj"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 12:41

‘‘E lindi foshnjën, por nuk pranoi se ishte e saj derisa erdhi policia’’, detaje të reja për rastin e rëndë të vdekjes së foshnjës në Ferizaj

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 12:41

Një rast i rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku në emergjencën e spitalit atje, ka vdekur një foshnje.

Lidhur me këtë, në Kosova Live, janë dhënë detaje rastit.

‘’Sipas  burimeve të Kosova Live, vajza 19 vjeçare kishte shkuar në emergjencën e spitalit të Ferizajt e shoqëruar nga një familjar vetëm për një kontroll mjekësor pasi kishte pasur dhimbje barku. Sapo është ndjerë më keq ajo ka hyrë në tualet, ku e vetme e ka lindur foshnjën, më pas ka dalë në korridor ndërsa një pjesëtar i stafit mjekësor ka shkuar në tualet dhe e ka gjetur foshnjën aty. Fillimisht e reja nuk ka pranuar se foshnja ishte e saj, por më vonë në prani të policisë e ka pranuar këtë’’, është thënë Kosova Live, përcjell Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement