Kurti s’e lëshon rastin pa kritika për themelimin e Speciales pas njoftimit nga Haga: U shty për dy muaj, nëse s’gaboj… - Gazeta Express
string(115) "kurti1-se-leshon-rastin-pa-kritika-per-themelimin-e-speciales-pas-njoftimit-nga-haga-u-shty-per-dy-muaj-nese-sgaboj"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 11:58

Kurti s’e lëshon rastin pa kritika për themelimin e Speciales pas njoftimit nga Haga: U shty për dy muaj, nëse s’gaboj…

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 11:58

Gjykata Speciale e ka shtyrë për 20 korrik shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK’së, përderisa, gjyqi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçit, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, ish-deputetit dhe Rexhep Selimit, përfundoi në shkurt kurse aktgjykimi pritej këtë muaj.

Lidhur me këtë sot, është deklaruar kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ky i fundit, anipse tha se pafajësinë e ish-krerëve të UÇK’së, u sigurua ta ripërsëriste kritikat e zakonshme të tij dhe të VV’së për themelimin e kësaj gjykate, duke e cilësuar atë si ‘’gabim politik’’, përcjell Gazeta Express.

‘‘Është e domosdoshme që të nxirren mësimet nga gabimet politike që janë bërë e të cilët na kanë sjellë në këtë situatë ku në vend se të kemi gjykata normale, kemi një gjykatë speciale, e cila tash i vonon vendimet e saj. Pra ne besojmë në drejtësinë e UÇK-së, dhe pafajësinë e krerëve të UÇK-së dhe luftëtarëve të saj që vazhdojnë të mbahen në burg padrejtësisht në Hagë”, tha Kurti në prononcimin e tij para mediave sot.

Kryeministri në detyrë, gjatë deklarimit të tij, ‘s’ishte i sigurt’ se për sa ishte shtyrë vendimi i Speciales, duke thënë se ‘‘qeveria nuk ka qasje në dinamikat dhe zhvillimet’’ e Speciales.

“Sa i përket vendimit të Speciales që të shtyhet për dy muaj nëse s’gaboj vendimi i tyre ne e morëm vesh sikurse gjithë ju për shkak se Qeveria nuk ka qasje ne dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Speciale e cila nuk karakterizohet nga transparenca për vendin tonë. Kosova ka nevojë për gjykata normale e jo për gjykata speciale’’, ka thënë Kurti sot.

Kurti tha edhe se lufta e UÇK-së “ishte dhe gjithmonë do të kujtohet dhe mësohet në histori si luftë e drejtë e cila ishte kundër një okupatori, armiku që kishte projekt gjenocidal kundër popullit tonë dhe njëkohësisht ishte luftë antikolonialiste sepse ne nuk e kishim këtë gjenocidin e fundit, ky ishte i katërti që e ka bërë Serbia në më pak se një shekull e gjysmë ndaj popullit tonë”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement