Rasti i rëndë në Ferizaj, Prokuroria: Hetime për vrasje të foshnjës gjatë lindjes, e dyshuara është në gjinekologji - Gazeta Express
string(113) "rasti1-i-rende-ne-ferizaj-prokuroria-hetime-per-vrasje-te-foshnjes-gjate-lindjes-e-dyshuara-eshte-ne-gjinekologji"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 11:41

Rasti i rëndë në Ferizaj, Prokuroria: Hetime për vrasje të foshnjës gjatë lindjes, e dyshuara është në gjinekologji

Lajme

Gazeta Express

07/05/2026 11:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku në tualetin e emergjencës atje, ka vdekur një foshnje.

Lidhur me këtë, është deklaruar Prokuroria Themelore në Ferizaj, nga ku është bërë e ditur se, prokurori ka iniciuar rast në drejtim të vepre ‘’vrasje e foshnjës gjatë lindjes’’, përcjell Gazeta Express.

‘’ E dyshuara në këtë rast ndodhet në trajtim në spitalin Gjinekologjik të Ferizajt, ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML).’’, thuhet në komunikatë.

Komunikata:

Ferizaj, 07 Maj 2026- Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit është njoftuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj, lidhur me një rast të vdekjes së një foshnje të porsalindur në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt.

Me vendim të Prokurorit kujdestar, është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” nga neni 176 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

E dyshuara në këtë rast ndodhet në trajtim në spitalin Gjinekologjik të Ferizajt, ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML).

Prokuroria Themelore në Ferizaj, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e gjitha rrethanave të rastit në fjalë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement