Një aksion i madh i Krimeve Ekonomike dhe Prokurorisë Speciale ka “zbarkuar” mëngjesin e djeshëm në Prishtinë, ku disa persona kanë përfunduar në pranga nën dyshimet për korrupsion, ryshfet dhe manipulime me shpronësime të tokave.
Sinjali raporton se aksioni është zhvilluar pas zgjerimit të hetimeve nga PSRK-ja, ndërsa të dyshuarit dyshohet se kanë bashkëvepruar në kundërshtim me ligjin në çështje që lidhen me shpronësime të tokave.
Në mesin e të arrestuarve janë:
* Shaban Syla rreth 69 vjeç
* Halil Mustafa rreth 66 vjeç
* Vegim Gashi rreth 63 vjeç
* Hajrullah Muli rreth 62 vjeç
* Avdi Pireva rreth 57 vjeç
* Nexhat Raifi rreth 60 vjeç
* Nexhmije Karaqi rreth 60 vjeç
Hetuesit e Krimeve Ekonomike kanë realizuar kontrolle në tetë lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku janë sekuestruar telefona, laptopë, pajisje elektronike, dokumente dhe para të gatshme.
Gjatë bastisjeve janë konfiskuar:
* 10 telefona,
* 4 laptopë,
* një kompjuter,
* një USB,
* 6450 euro cash,
* si dhe dokumentacion që dyshohet se lidhet me aferën nën hetim.
Të dyshuarit janë shoqëruar në objektet policore dhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës.
Me vendim të Prokurorit Special, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë intensivisht.