Volejboll: Fer Volley e mbron titullin e kampionit - Gazeta Express
string(49) "volejboll-fer-volley-e-mbron-titullin-e-kampionit"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 23:43

Volejboll: Fer Volley e mbron titullin e kampionit

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 23:43

Fer Volley është rikurorëzuar kampion i Kosovës, pasi në finalen e pestë dhe vendimtare mposhti Ferizajn me rezultat 3-1, duke fituar serinë finale me 3-2.

Ndeshja nisi më mirë për Ferizajn, që fitoi setin e parë 22/25, por Fer Volley reagoi menjëherë duke barazuar me një set të dytë të luftuar 25/23.

Në vazhdim, kampionet në fuqi morën kontrollin e lojës, duke fituar setin e tretë 25/20 dhe duke ruajtur qetësinë në momentet vendimtare të setit të katërt për ta mbyllur 25/22.

Kjo finale solli një rivalitet të jashtëzakonshëm mes dy skuadrave ferizajase.

Fer Volley kishte fituar ndeshjen e parë 3-1, Ferizaj barazoi me 3-2 në të dytën, ndërsa Fer Volley kaloi sërish në epërsi me 3-0 në të tretën.

Ferizaj reagoi në të katërtën me 3-1 për të çuar gjithçka në ndeshjen vendimtare, ku në fund triumfoi përvoja dhe stabiliteti i Fer Volleyt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement