Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presidentin është folur veç për parime - janë përmendur edhe emra - Gazeta Express
string(74) "qorolli-thote-sekapasuredheemra-tjere-te-propozuar-nga-kurti-per-president"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 21:47

Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presidentin është folur veç për parime – janë përmendur edhe emra

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 21:47

Vigan Qorrolli nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë në “Pressing” të T7, se në takimet e Albin Kurtit me Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun, ka pasur të propozuar për Presuident edhe emra të tjerë nga Kurti.

Por, Qorrolli nuk i përmendi asnjë nga këta emra, duke thënë se me siguri Kurti do t’i thotë në fushatë.

“Ata duhet ta thonë të vërtetën sepse edhe kryeministri do t’i tregojë të vërtetat për propozimet konkrete që janë bërë”.

“Hamza e Abdixhiku thonin që kemi folur për parime, por nuk e thonin një gjë që kanë folur edhe për emra. Janë përmendur edhe emra, njerëz nga bota akademike që i plotësojnë kriteret për këtë pozitë”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement