Gruaja në Shtime denoncon në polici burrin për dhunë fizike, 23-vjeçari ndalohet për 48 orë - Gazeta Express
string(90) "gruaja-ne-shtime-denoncon-ne-polici-burrin-per-dhune-fizike-23-vjecari-ndalohet-per-48-ore"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 18:56

Gruaja në Shtime denoncon në polici burrin për dhunë fizike, 23-vjeçari ndalohet për 48 orë

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 18:56

Sot rreth orës 12:50, në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se kishte qenë viktimë e dhunës fizike nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, më 05.05.2026, njofton policia.

I dyshuari, mashkull 23-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime, ku është intervistuar nga hetuesit e Njësisë për Dhunë në Familje, vijon njoftimi.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore”.

“Viktima është vendosur në një vend të sigurt”, përfundon njoftimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement