Shuhen gjasat e Prishtinës për Europë, Prishtina e Re vazhdon ëndrrën për mbijetesë - Gazeta Express
string(82) "shuhen-gjasat-e-prishtines-per-europe-prishtina-e-re-vazhdon-endrren-per-mbijetese"

Futboll

Gazeta Express

06/05/2026 16:58

Shuhen gjasat e Prishtinës për Europë, Prishtina e Re vazhdon ëndrrën për mbijetesë

Futboll

Gazeta Express

06/05/2026 16:58

Prishtina e Re ka marrë një fitore spektakolare me përmbysje rezultati në derbin lokal ndaj Prishtinës.

Prishtina e Re shënoi fitore të ngushtë 3:2 ndaj Prishtinës, në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit kosovar.

Leotrim Kryeziu kaloi Prishtinën në epërsi në minutën e 45-të nga penalltia, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 50-të, Muja shënoi për 0:2.

Tetë minuta më vonë Prishtina e Re ngushtoi rezultatin nëpërmjet Kargbo.

Kartoni i kuq në minutën e 70-të ishte fatal për Prishtinën, e cila më vonë e humbi edhe rezultatin, duke pranuar dy gola.

Me këtë fitore, Prishtina e Re tani shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e fundit, tetë më pak se Llapi që gjendet në zonën e barazhit.

Në anën tjetër, Prishtina mbetet e katërta me 45 pikë, shtatë më pak se Malisheva që mban vendin e tretë që dërgon në Europë, e cila ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement