KRU Prishtina: Borxhi i ujit është 45 milionë euro, faturat e papaguara janë një rubinet më pak nesër - Gazeta Express
string(99) "kru-prishtina-borxhi-i-ujit-eshte-45-milione-euro-faturat-e-papaguara-jane-nje-rubinet-me-pak-neser"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 16:54

KRU Prishtina: Borxhi i ujit është 45 milionë euro, faturat e papaguara janë një rubinet më pak nesër

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 16:54

KRU Prishtina ka thënë se borxhi ndaj tyre arrin në 45 milionë euro.

Në postim thuhet edhe se, çdo faturë e papaguar sot, është një rubinet më pak nesër, një investim i ndalur, një shërbim i rrezikuar.

Postimi:

45 milionë euro borxh për ujin…

Një mal i ndërtuar me mospagesa, papërgjegjësi dhe heshtje.

Ndërkohë që burimet rrjedhin, detyrimet po përmbytin të ardhmen.

Çdo faturë e papaguar sot, është një rubinet më pak nesër, një investim i ndalur, një shërbim i rrezikuar.

Uji është jetë, jo mall pa vlerë.

Ai që e përdor dhe nuk e paguan, nuk po kursen para, po vjedh të ardhmen e të gjithëve.

45 milionë euro nuk janë vetëm borxh.

Janë alarm që kërkon ndërgjegje, drejtësi dhe veprim tani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement