20 korriku si afat për aktgjykimin në Hagë, Paneli Gjykues thotë se mund të ketë shtyrje tjetër nëse iu duhet - Gazeta Express
string(109) "20-korriku-si-afat-per-1aktgjykimin-ne-hage-paneli-gjykues-thote-se-mund-te-kete-shtyrje-tjeter-nese-iu-duhet"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 9:49

20 korriku si afat për aktgjykimin në Hagë, Paneli Gjykues thotë se mund të ketë shtyrje tjetër nëse iu duhet

Lajme

Gazeta Express

06/05/2026 9:49

Një datë e re është caktuar deri kur mund të shpallet aktgjykimi në Dhomat e Specializuara në Hagë në rastin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së. Gjykata Speciale tha se 20 korriku është afati deri kur gjykata mund të shpallë aktgjykimin. Por, as kjo s’është e sigurt sepse mund të ketë edhe shtyrje tjetër nëse Trupit Gjykues i “bëhet absolutisht e nevojshme”.

Kështu deklaroi zëdhënësja e Speciales, Angela Griep, në një përgjigje sot për Gazetën Express. Ajo tha se Trupi Gjykues ka nxjerrë një vendim për të zgjatur afatin për shpalljen e Aktgjykimit edhe për 60 ditë të tjera, deri të hënën, më 20 korrik 2026, për shkak të “kompleksitetit të rastit”.

Kjo datë nuk është data e shpalljes së aktgjykimit, por vetëm data e afatit të zgjatur, shpjegoi ajo, derisa paralajmëroi se mund të ketë edhe datë tjetër pas 20 korrikut.  

“Trupi Gjykues shtoi se, nëse një zgjatje e mëtejshme bëhet absolutisht e nevojshme, do të nxjerrë një urdhër përkatës në kohën e duhur”, tha ajo”.

Shpallja e aktgjykimit ishte paraparë të bëhej më 19 maj, sipas afateve procedurale.

Në fjalët përmbyllëse të gjyqit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale, në Hagë, ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – u deklaruan sërish të pafajshëm, duke thënë se akuzat ndaj tyre nuk janë provuar gjatë gjykimit.

Fjalën përfundimtare ata e dhanë në shkurt të këtij viti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement