Kur kanë mbetur më pak se një orë deri në nisjen e ndeshjes së kthimit mes Arsenalit dhe Atleticos, janë publikuar edhe 11-shet startuese.
Kjo ndeshje do të luhet në “Emirates”, në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Ligës së Kampionëve, me ndeshjen e parë që përfundoi 1-1 në “Metropolitano” në Madrid.
Tashmë edhe dy trajnerët, Mikel Arteta dhe Diego Simeone kanë vendosur për formacionet zyrtare.
Tek Arsenali, befasi është nisja në mesfushë me Myles Lewis-Skelly, derisa Viktor Gyokeres është në maje të sulmit.
Edhe kapiteni Bukayo Saka e nis nga fillimi, derisa të rikthyerit nga lëndimi, Martin Odegaard dhe Kai Havertz e nisin nga stoli.
Tek Atletico, Julian Alvarezi është rikthyer në formacionin bazë, pasi mungoi ndaj Valencias në fundjavë.
Antoine Griezmann do t’i ndihmojë në krye të sulmit, derisa në krahë janë Ademola Lookman e Giuliano Simeone.
Marc Pubill e nis si mbrojtës i krahut të djathtë.
FORMACIONET E PLOTA:
ARSENAL: Raya; White, Saliba, Gabriel, Calafiori; Rice, Lewis-Skelly; Saka, Eze, Trossard; Gyokeres.
ATLETICO MADRID: Oblak; Pubill, Le Normand, Hancko, Ruggeri; Simeone, Llorente, Koke, Lookman; Griezmann, Alvarez./GazetaExpress/