Ish-zyrtari i Deparamentit amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, ish-zyrtari përgjegjës (desk officier) për ish-Jugosllavinë (1993-1995) po qëndron në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Moore, një diplomat karriere në pension, tha se me Vuçiqin pati “një diskutim gjithpërfshirës”, ndërsa përmendi nevojën për “mirëkuptim më të madh” mes SHBA-së dhe Serbisë.
“Mirënjohës ndaj Presidentit Aleksandar Vuçiq për një diskutim gjithëpërfshirës – në një ditë shumë me diell në Beograd! – lidhur me të ardhmen e ndritur për mirëkuptim më të madh dhe sukses të ndërsjellë midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkroi ai në X.
Grateful to President @avucic for a comprehensive discussion — on a very sunny day in Belgrade! — regarding the bright future for greater understanding and mutual success between Serbia and the United States pic.twitter.com/pZCAYzmZVa
— Jonathan Moore (@moorejonathanm) May 5, 2026