Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka aprovuar të hyrat maksimale për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n.
Të hyrat maksimale për KOSTT-in për vitin 2026 janë 76 milionë e 444 mijë euro.
Për KEDS-in të hyrat maksimale të lejuara janë 185 milionë e 960 mijë euro, apo 21 për qind më e ulët se sa vlera e paraqitur nga ana e KEDS-it.
Sipas ZRRE-së këtu janë marrë parasysh edhe devijimet e kostove nga vitet e kaluara.
Ndërsa për KESCO-n të hyrat maksimale që u aprovuan janë 442 milionë e 228 mijë euro.
Kryesuesi i Bordit të ZRRE, Ymer Fejzullahu tha nuk ka reduktim të kostove, ato janë në raport, por vetëm se janë shpërndarë që mos të ketë rrezikim të sistemit.
Sipas tij, ato janë shpërndarë në periudhë dyvjeçare që të mos rrezikohet siguria energjetike për këtë vit dhe vitet e ardhshme
Aprovimi i kësaj vlere të të hyrave maksimale të lejuara e shmang rritjen e tarifave të energjisë për qytetarët.